UBT News

Kurti pritet që së shpejti t’u përgjigjet ndërkombëtarëve për de-eskalimin e situatës në veri

Ministrat në kabinetin qeveritar të Kosovës kanë paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti shumë shpejt do t’i kthejë përgjigje bashkësisë ndërkombëtare për kërkesat e tyre për deeskalimin e situatës në veri.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, theksuan se legaliteti dhe ligjshmëria duhet të mbizotërojnë në të gjithë vendin, përfshirë veriun.

Në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë ata nuk pranuan të komentojnë raportimet për shqyrtim të sanksioneve ndaj Kosovës në rast se nuk zgjidhet situata në veri.

Exit mobile version