UBT News

Kurti prezanton punën e Qeverisë: Kemi buxhet për krijimin e një pako të re për rimëkëmbje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në prezantimin e punës 100 ditëshit të Qeverisë tha se kanë marrë 142 vendime e kanë kaluar shumë projektligje.

Ai ka folur edhe për situatën me pandeminë më vend derisa tha se kanë marr detyrën nuk e kanë gjetur asnjë vaksinë.

“Sot janë bërë 100 ditë të qeverisë dhe jam i lumtur që të ndajë me ju procesin që kemi shënuar por  dhe rrugëtimin e rëndësishëm që kemi filluar së bashku. 142 vendime i kemi marrë dhe kemi kaluar projektligje të rëndësishme. U zotuam se do të bëjmë dy gjëra me urgjencë së pari ndalja e rritjes së rasteve të reja dhe sigurimi i vaksinave sa më shumë. Sot kemi 9 raste të reja, nuk gjetëm asnjë vaksinë, ndërsa sot kemi 2 milionë vaksina ta siguruara afër 400 mijë kanë arritur”,

“Pandemia në këto 100 ditë është menaxhuar me sukses, ekonomia është hapur, pandemia ende nuk ka mbaruar rreziku nga virusi mbetet e pranishëm. Eksportet janë rritur për 66% të hyrat buxhetore për 30%”. tha Kurti.

Kurti tha se buxheti i rishikuar ka krijuar mundësinë për krijimin e një pakoje të re për Rimëkëmbje Ekonomike.

Mes tjerash kreu i ekzekutivit tha se me 1 korrik finalizohet dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Buxheti i rishikuar ka mundësuar dizajnimin e një pakoje të re, pakoja e re parasheh kontribut në ekonomi me vlerë 1,3 miliardë euro, 50 milionë për krijimin e vendeve të reja të punës, 112 milionë për shërbimet publike, 50 milionë për familjet”.

“…me 1 korrik finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”.

Exit mobile version