Mandatari për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës përbërjen e plotë të kabinetit të tij qeveritar.
Qeveria Kurti 2 pritet t’i ketë 15 ministri, tre zëvendëskryeministra, dhe pesë ministre janë gra.
Zv. Kryeministër i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi
Zv. Kryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla
Zv. Kryeministre e Tretë për të drejtat e pakicave Emilija Rexhepi
Ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukuturës, Liburn Aliu
Ministër i Bujqësisë, Faton Peci
Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka./UBTNews