UBT News

Kurti: Pretendimet e Vuçiqit janë të rrejshme, Serbia kreu gjenocid

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar të rrejshme pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se serbët në Kosovë persekutohen. Këto komente Kurti i bëri në fillim të fjalës së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Këto pretendime të rrejshme të persekutimeve po vijnë nga një vend që është e njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20-të. Ky këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës për shkak të krimeve, Serbia ka urdhëruar dhe kryer gjenocid në Srebrenicë dhe në Kosovë, studiuesit e ndryshëm kanë pohuar se përdhunimet janë kryer si mjet lufte…Nga kjo vuajtje Kosova doli si simbol për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut”, tha Kurti në KS të OKB-së.

“Jemi angazhuar për të krijuar institucione efikase, ekonomia është rritur në tri vitet e fundit”, tha ai tutje.

“Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s me partnerët. Ky përparim është theksuar nga një numër organizatash…Rritja jonë ndahet me pakicat, e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së pakicave. 20 ulëse në parlament për pakicat, 10 janë për serbët, për respektimin e gjithë popullatës në Kosovë. Serbët kanë 10 nga 38 komuna”, tha tutje Kurti.

Ai përmendi edhe faktin për ndarjen e shumë granteve për komunat me shumicë serbe.

Të hënën, Serbia kërkoi seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë, për të cilën pretendon se është “në kontrast të fortë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Exit mobile version