Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e cila po qëndron në vendin tonë për një vizitë zyrtare.
Në këtë takim mediat janë lejuar që të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.
Gjatë ditës, ministrja Valtonen është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani si dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.