Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur me ceremoni shtetërore kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Pas pritjes ceromoniale, dy kryeministrat do të mbajnë një takim dypalësh dhe pas takimit në ora 10:30 pritet të mbahet një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.
Kryeministri Varadkar po ashtu nga ora 11:00 do të takohet edhe me presidentën e vendit, Vjosa Osmani.
Varadkar ka arritur në Kosovë të mërkurën, ku është pritur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti në Airoportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.