UBT News

Kurti premton grante mbi 1 milionë euro për bizneset e komunitetit turk

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e komunitetit turk për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, raporton EO.

Kurti tha se bizneset e komuniteti turk do ta kenë përkrahjen e qeverisë së tij. Ai shtoi se shuma e grantit për këtë komunitet do të jetë 1.5 milionë euro.

“Kemi filluar me një proces vlerësimi i aplikimeve për thirrje është në proces nga komisioni i pavarur dhe do të jetë i gatshëm. 1.5 milionë euro do të jetë shuma për ndarjen e granteve dhe prioritet do të jenë për gratë dhe grupet e marxhinalizuara brenda komunitetit. Fuqizimi i roleve të komuniteteve është një nga prioritetet tona. Ne i shohim këto zyre si hallk kyçe si nevojë të jetës së qytetarëve. Ndër kryesoret është rritja që e dëshmojnë diversitetin. Jemi duke menduar mënyrën më të mirë të këtyre bizneseve pa diskriminuar askënd”, tha Kurti.

Exit mobile version