Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se çështja e pranimit të refugjatëve afganë, përveç aspektit të solidaritetit humanist, është edhe i dimensionit të aleancës me SHBA-në.
Kurti para mediave deklaroi se për pranimin e afganëve Qeveria është marrë tash e një muaj dhe për këtë janë formuar ekipe, në bashkëpunim me autoritetet amerikane.
“Qytetarët kudo në botë, jo vetëm që meritojnë, por edhe ju takon demokracia. Shpresojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit. Ka një muaj që Qeveria është në kontakt të rregullt me SHBA-në për të përgatitur në aspektin organizativ e strategjik, strehimin e një numri të refugjatëve afganë”, deklaroi Kurti./koha