UBT News

Kurti: Policia në veri tregoi profesionalizëm, u parandalua një skenar kriminal dhe terrorist

Kryeministri Albin Kurti tha se rreshteri Afrim Bujaku është hero i Kosovës e se të dielën Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm, duke parandaluar një skenar kriminal dhe terrorist. Kurti në akademinë komemorative kushtuar Bunjakut, tha se ligjshmëria, kushtetutshmëria, paqja dhe siguria do të jenë gjithmonë dhe çdo herë për gjithsecilin dhe pa dallime.

“E diela 24 shtatorit na ka mbledhur sot këtu dhe shpirtërisht me gjithë Kosovë për të nderuar jetën dhe veprën e rreshter Afrim Bunjaku. Dita e sotme është ditë zie në vendin tonë për shkak të pikëllimit për Afrim Bunjakun. Por, e sotmja është edhe dita kur do t’i bëhen nderimet edhe më të mëdha për Afrimin, për Policinë tonë që me veprimet e saj profesionale dhe të guximshme e parandaloi një skenar kriminal dhe terrorist. Afrim Bunjaku u vra gjatë një sulmi nga një grup terroristësh. Nga dje asgjë nuk mund të jetë më njësoj, faktet dolën, për të parë të vërtetën e rajonit. Ky reagim i institucioneve tona profesionalisht ka qenë në përputhje me shtetin tonë demokratik dhe perëndimore. Sot përballë fotografisë së portretit të Afrim Bunajkut përkulemi me nderime dhe respekt si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujtesë. Ligjshmëri dhe kushtetutshmëri, paqe dhe siguri për të gjithë dhe secilin pa dallim”, tha Kurti.

Exit mobile version