Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar për avancimin e rolit të grave në vendimmarrje.
Në konferencën e dytë vjetore të Federatës Ndërkombëtare të Grave për Paqe Botërore që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se ekzekutivi po bën përpjekje për të rritur edhe më tej pjesëmarrjen e grave në institucionet të sigurisë.
Ai shtoi se Kosova është shteti me demokratik në Ballkanin Perëndimor.
“Paqja vjen pas çlirimit dhe gratë e dinë mirë rëndësinë e çlirimit nga shtypja”, tha ai.
Avancim të rolit të gruas në shoqëri kanë kërkuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë konferencë.