Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri Albin Kurti ka takuar homologun e tij, kroat Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fusha me rëndësi madhore, si dhe në arsim.
Zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti institucional që ka njohur Kosova në tri vjetët e fundit u diskutua në këtë takim e ku kryeministri Kurti potencoi politikat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura.
Kurti falënderoi Plenkoviq për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe Kroacisë ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së Kosovës, ku Zagrebi zyrtar ka kontribuar edhe përmes rritjes së prezencës në misionin paqeruajtës KFOR.
Në takim u vlerësua lart edhe përkrahja e vazhdueshme e Kroacisë për Kosovën sa i përket dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.