UBT News

Kurti përkujton Enver Zymberin, kërkon drejtësi për vrasjen e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe në mbledhjen e qeverisë përkujtoi veprimtarin Adem Demaçi, në pesë vjetorin e vdekjes së tij. Kurti, para kabinetit qeveritar, tha se Demaçi është simbol i rezistencës kombëtare.

Kurti po ashtu përkujtoi edhe 12-vjetorin e vrasjes së policit Enver Zymberi nga strukturat kriminale në veri. Ai tha se Zymberi është simbol i sovranitetit dhe ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës. Ai theksoi nevojën që të ketë drejtësi për vrasjen e tij.

Polici Enver Zymberi ka vdekur më 26 korrik të vitit 2011 si pasojë e plagëve të marra në një sulm të armatosur kundër Policisë së Kosovës në veri.

Exit mobile version