UBT News

Kurti për vizitë zyrtare në Mbretëri të Bashkuar

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur nga Zyra e Kryeminstrit të Kurtit do të marrë pjesë në konferencën, ku në të do të diskutohet për sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

Instituti i Politikave Chatham House ka njoftuar mbi zhvillimin e konferencës duke theksuar se shqetësimet e sigurisë nuk janë të reja për Kombet e Ballkanit Perëndimor.

Mes tjerash bëhet e ditur në njoftim se “Është një rajon që ka përjetuar paqëndrueshmëri të vazhdueshme etnike, fetare dhe politike, si dhe cenueshmëri ndaj efekteve të luftës në Ukrainë. Ndërsa këto vende kanë kaluar tranzicionin e tyre politik dhe ekonomik, rreziqet mbeten për qeveritë e tyre dhe Evropën”./UBTNews/

Exit mobile version