Kurti para të pranishmeve tha se për të ruajtur bashkësinë duhet të luftojnë diskriminimin, e për të trajtuar këto raste ai shtoi se duhet të punojnë gjithë së bashku.
“Ne jemi këtu së bashku me zotimin për t’u përballur me diskriminim racor, për të mposhtur racizmin e për të luftuar pabarazinë. Që nga fillimi i qeverisjes tonë kemi vendosur prioritetin dhe vizionin tonë për drejtësi për të gjithë pa dallim. Për të realizuar këtë vizion duhet të përballemi me padrejtësitë të cilat ekzistojnë e posaçërisht me diskriminimin. Andaj, strategjia jonë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkalinj e cila është miratuar në vitin 2022 është strategjia e parë ku lufta kundër diskriminimit përfshihet si komponentë në vetvete. Për të ruajtur bashkësinë ne duhet të luftojmë diskriminimin, e për të trajtuar rastet e diskriminimit duhet të bëjmë aty ku është më së shumti i pranishëm ndaj komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian. Andaj, kemi krijuar mundësinë e raportimit në platformën raporto diskriminimin.org, ku ne ftojmë që të raportojnë jo vetëm romët, egjiptian e ashkalinjt, por gjithë qytetaret për diskriminimin kudo që e hasin atë… Ne kemi nevojë të bëhemi bashkë në universalitetin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, ku përqendrohemi në substancë. Sundimi i ligjit kuptim tjetër nuk ka, barazia nuk është destinimi, është pikënisja, ne duhet të fillojmë si të barabartë. Nëse nuk e trajtojmë njëri tjetrin si të barabartë, nëse nuk e vëmë atë që kemi të përbashkët e jo atë që mund të na dallojë, atëherë nuk mund të kemi demokraci, liri e të drejta”, tha Kurti.
Kurti shtoi se me investime nga Qeveria në këtë drejtim synojnë që të ofrojnë praktika për të rinjtë nga komuntietet jo shumicë, me qëllim të ketë përfshirje më të madhe nga to.
“Me investime nga Qeveria, në iniciativën Kosovo Generation Unlimited, synojmë që 15 për qind të praktikave të ofruara të jenë për të rinjtë nga komunitetet jo shumicë. Shifrat e fundit tregojnë se dëri më tani kemi arritur që 9 për qind e praktikanteve të jenë nga komunitetet jo shumicë, pra ende nuk kemi arrit ku dëshirojmë e duhet, por megjithatë një numër përafërsisht në linjë me përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë në Kosovë… E kuptoj se politika është betej e ideve, por qeverisja është shërbim demokratik. Andaj, tek unë mund ta gjeni kryeministrin, i cili është këtu si një kryeshërbëtor para se të gjithash e mbi të gjitha për ata që kanë nevojat më të mëdha dhe të drejtat më të shkelura”, shtoi Kurti.
Ndërsa, përfaqësuesi i Parlamentit Kroat, Veljko Kajtazi përmes një videomesazhi tha se përmes bashkëpunimit me institucionet po mundohen të bëjnë më të mirën për të larguar diskriminimin mes komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian.
“Ne këtë po bëjmë me synimin e përbashkët për forcimin e kohezionit ne shoqëri të ndryshme përmes këtij llojit të bashkëpunimit me institucionet dhe përpjekjet e sektorit qeveritar rom dhe përfaqësuesve të romë po hasim hapësirë në nivelet me të larta për të luftuar racizmin dhe çdo diskrimin tjetër. Nuk duhet harruar se komuniteti rom ka vuajtur shume në luftën për pavarësinë e Kosovës. Dëshiroj që miqtë tanë të jenë mirë të organizuar politikisht”, tha Kajtazi.
Ky samit ka për qëllim të bashkojë vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveritë, shoqërinë civile, ekspertët e pavarur, individë të komunitetit për të trajtuar kolektivisht diskriminimin ndaj komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian.