Në fshatin Dumosh të Podujevës është bërë përurimi i shkollës së re “Musli Dumoshi”.
Në përurimin e këtij objekti po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Këtu kryeministri Kurti tha se në këto klasa do të rriten e ndritën mendjet e reja. U shpreh se për të përmirësuar kushtet arsimore çdo vit e kanë rritur buxhetin për arsim. Ai po ashtu tha se do të vazhdojnë të rrisin mbështetjen e shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve e sipas tij përkrahja do te jetë e pandërprerë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u shpreh se do të vazhdojnë të punojnë çdo ditë për ofrimin e kushteve më të mira për nxënësit. Ajo tha se beteja jonë tani është për avancimin dhe shkollimin e fëmijëve tanë.
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi foli për investimet në këtë shkollë. Tha se ky projekt ka filluar në qershor të vitit 2023 dhe është realizuar me komplet buxhetin e komunës.
Vlera financiare e kësaj shkolle është mbi 580 mijë euro.