Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se në Davos të Zvicrës edhe këtë vit është “Shtëpia e Kosovës”, e që është në mesin e 25 shteteve, ani pse në Forumin e Davos gjenden thuajse të gjitha shtetet e globit.
Ai nëpërmjet një video ka thënë se aty prezantohet kultura, identitet se kush janë shqiptarët, por edhe prezantohen mundësinë për investime ekonomike, e shkëmbime tregtare.
“Jemi shumë të gëzuar që ‘Shtëpia e Kosovës’ në Davos të Zvicrës tashmë është hapur për herën e dytë dhe nëse viti i parë ka qenë vit i ngjarjes, e hera e dytë e Shtëpisë së Kosovë është hapi i parë i fillimit të një tradite. Në njërën anë prezantojmë kulturën, identitetin se kush jemi, por në anën tjetër prezantojmë dhe mundësitë për investime ekonomike, për shkëmbime tregtare, për bashkëpunime të të gjitha llojeve. Tregojmë dhe atë se ka mund të bëjmë bashkë përveçse kush jemi”, ka thënë ai në një video që publikuar në rrjetin social “Facebook”.
Ai foli edhe për rolin e rinisë duke thënë se rinia dhe mërgata.
“Në qendër të Shtëpisë së Kosovës në Davos janë bashkë rinia dhe mërgata e shpeshherë këto të dyja janë tek personat e njëjtët. Djemtë e vajzat e rinj në shtëpinë e Kosovës po mirëpresin si një vatër e talentit shumë ndërmarrës prestigjioz dhe po iu tregojnë për mundësitë që ata të vijnë në Kosovë ku ekziston një rini e talentuar, energjike dhe e cila është njohëse e shumë gjuhëve të huaja. Mosha mesatare në Kosovë është 35 vjeç që është shumë e re për Evropën dhe me gjerë por është nëj rini e familjarizuar me trande e teknologjisë bashkëkohore dhe gjithashtu që e ka dëshmu veten në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe kombinimit. Prandaj ne i ftojmë të tjerët të cijnë në Kosovë sepse kështu fiton dhe Kosova por edhe të gjithë atë që vijnë për investim”, tha ai.
Ai ka përmend të veçantën e këtij viti në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos.
“Ne duhet të vazhdojmë të mbetemi interesant dhe besoj që të veçantë në Davos sivjet na bënë fakti që në mesin e të gjitha shteteve që janë këtu, Kosova është në mesin e 25 shteteve që kanë shtëpinë këtu. Është e vështirë të gjesh një shtet nga mbarë globi që nuk është i pranishëm në Davos por vetëm 25 sosh, përafërsisht 1/8 e kanë shtëpinë e tyre, e aty bën pjesë Kosova”, tha Kurti.
