UBT News

Kurti për rrezikun nga zjarret: Jemi në kontakt me komunat që kanë mungesë të zjarrfikësve

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë duke bashkëpunuar me komunat të cilaët kanë mungesë të stafit në Brigadat e Zjarrfikësve për të lokalizuar zjarret, nga të cilat po rrezikohet Kosova.

Tutje, ai ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe ministria e Mbrojtjes janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë.

“Po bëjnë gjithçka në bashkëpunim me komunat që nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës. Unë jam në kontakt me kryetarët e komunave dhe me mundësitë që kemi po bëjmë më të mirën. Po mobilizohemi dhe kemi kërkuar ndihmën e FSK-së dhe KFOR-it dhe mbajtja nën kontroll e këtyre zjarreve të egra paraqet sfidën për shtetin tonë dhe kemi rritur të mos kemi dëme të mëdha materiale dhe në njerëz”.

Exit mobile version