Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kryetarët e komunave që fituan në balotazhin e mbrëmshëm, duke thënë se do të bashkëpunojë me të gjithë ata që do luftojnë korrupsionin dhe krimin, sidomos në përballje me ndërtimet e egra.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se rezultati i mbrëmshëm zgjedhor nuk është i kënaqshëm për partinë e tij dhe kjo sipas tij ka ardhur për shkak të disa defekteve të brendshme dhe bashkimit të gjithëve të tjerëve kundër Vetëvendosjes.
“I uroj të gjithë kryetarë e komunave që u zgjodhën dje ata do kenë shumë punë në përballje me krimin dhe korrupsionin, posaçërisht në përballje me krimin e egër. Unë do të bashkëpunoj me të gjithë ta në këtë betejë me të gjithë ata që duan ta luftojnë në këtë betejë krimin dhe do t’i mbikëqyrë me shumë vëmendje. Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme që ne duhet t’i analizojmë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosje”, tha Kurti.