UBT News

Kurti: Për Rakiqin nuk ka fletëarrest, për Radojçiqin ka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dallimet që i kanë Goran Rakiq dhe Milan Radojqiq, i pari kryetar dhe i dyti, nënkryetar i Listës Serbe.

“A janë krejtësisht të ndryshëm Rakiqi dhe ai kryekrimineli, nuk mund të them sepse janë në të njëjtin subjekt politik. A janë identik prapë  nuk mund të them. A e dini pse se për kryekriminelin ka fletarrest e mos harroni në një qeverisje të mëhershme iu patë fletëarresti për arsye teknike dhe taktike. Ndërkaq, edhe në listë të zeze nuk është Rakiqi sikurse ai krimineli nuk janë identik”, ka thënë Kurti, pas pyetjeve nga opozita se çfarë dallimi ka midis dy politikanëve serbë të veriut.

Ai, në seancën e Kuvendit të Kosovës duke iu kthyer përgjigje deputetëve të opozitës ka theksuar se atyre iu ka dështuar plani i shkëmbimit territorial, ndërsa iu referua edhe raportit të ish-presidentit Hashim Thaçi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Disa gjëra që kanë ndodhur viteve të kaluara kanë qenë në kuadër të projektit për shkëmbim territorial  e i cili karakterizohej me shprehjen “We are not problematic guys”. Prej aty vjen edhe treni serbo-rus, edhe arrestimi spektakolar i Marko Gjuriqit, dhe lirimi më spektalokar i tij edhe pa gjobë. Pra, të gjitha këto elemente kanë qenë në dritën e shkëmbimit territorial që ka dështuar si projekt,” ka thënë Kurti./klankosova.tv.

Exit mobile version