Me vendim të Qeverisë 36 milionë euro u janë ndarë 330 mijë familjeve përfitues të skemave pensionale e sociale, vendim ky që u konsiderua fushatë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka demantuar lajmet se ndarja e këtyre mjeteve është bërë për fushatë.
Në një prononcim për Ekonomia Online, shefi i ekzekutivit, ka thënë se ky vendim është i duhur, pasi sipas tij, kjo kategori ka dhënë shumë, e ka marrë pak.
“Ne besojmë që e kemi marrë vendimin e duhur që t’i ndihmojmë kësaj kategorie shoqërore që ka kontribuuar shumë, e ka marrë pak”, tha Kurti.
Me vendim të Qeverisë pёrfituesit e skemave pensionale nё muajin nёntor do tё pёrfitojnё nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale.
Kurse përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesё e masёs 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.