Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar sot qytetarët me rastin e miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave.
Kurti ka potencuar se kjo është meritë e të gjithëve. Ai ka falënderuar eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen.
“Liberalizimi i vizave ndodhi sot. Nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen. Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ndryshe, Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Miratimi është bërë pa votim, pasi nuk ka pasur asnjë kundërshtim.