UBT News

Kurti: Për herë të parë, Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga Amerika

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar fotografi nga stërvitja e Forcës së Sigurisë së Kosovës përkrah ushtrisë amerikane, stërvitje këto që po bëhen në kuadër të “Defender Europe 21”.

Kurti thotë se për të parën herë Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane në territorin e vet. Ai shkruan në ushtarët e FSK-së janë duke shfaqur përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme që janë pjesë e “Defender Europe 21”.

“Për herë të parë, Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane në territorin e vet. Trupat tona janë duke shfaqur përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e ushtrimit “Defender 21” në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Exit mobile version