Me një minutë heshtje për viktimat në aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova bashkëndjenë me Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët tronditur nga kjo tragjedi kombëtare.
I pari i Qeverisë së Kosovës, në adresimin e tij tha se një udhëtim që do të duhet të përmbyllej me gëzimin e kthimit në shtëpi u ndërpre tragjikisht në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën e Strumës në Bullgari.
“Një udhëtim që do të duhet të përmbyllet me gëzimin e kthimit në shtëpi u ndërpre tragjikisht në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën e Strumës në Bullgari. 46 qytetarë prej tyre 12 fëmijë nuk kanë arritur t’i mbijetojnë flakëve të zjarrit që kaploi autobusin që po kthehej nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut. Republika e Kosovës bashkëndjenë me Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga kjo tragjedi kombëtare. Ne emër tim dhe Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që i humbën të dashurit në këtë fatkeqësi. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe urojmë që tragjeditë e tilla të mos na përsëriten. Në shenjë solidarizimi dhe nderimi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dita e sotme është ditë zie shtetërore”, tha Kurti.
Në nderim të viktimave Kosova ka shpall sot ditë zie shtetërore.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e hershëm të së martës, viktima të secilës ishin kryesisht qytetarë nga Maqedonia e Veriut. Ndërsa shtatë të lënduarit sipas mjekëve janë në gjendje stabile.