Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Tajlanda ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës. I pari i ekzekutivit Albin Kurti ka shkruar se pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë.
“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, ka shkruar Albin Kurti.