UBT News

Kurti pas vendimit të KGJK-së: Unë do t’i prijë listës

47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore kanë problem me ligjin për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit, në mesin e tyre edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky i fundit në një prononcim për media u shpreh se nuk kanë pranuar asnjë vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Unë nuk jam në dijeni për kurrëfarë vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo cka po vërej në Kosovës është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prin, por edhe populli në Kosovë. Besoj që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, deklaroi ai.

Më tej ai ka deklaruar se është bartës i listës së VV-së, dhe se institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit.

“Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijësuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai./UBTNews

Exit mobile version