Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të tij të fundit me kryetarin e LDK, deklaroi se bisedimet kanë shkuar në një atmosferë konstruktive, por ende nuk ka marrëveshje.
“Takimi shkojë në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t’ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do t’ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.
Ky është takimi i tretë ndërmjet dy palëve, ndërsa çështja kryesore mbetet zgjedhja e presidentit ose presidentes së vendit. Afati kushtetues për këtë proces përfundon më 5 mars, duke shtuar presionin për arritjen e një marrëveshjeje.
Takimet e vazhdueshme mes Kryeministrit Kurti dhe LDK-së tregojnë përpjekjet për të gjetur një konsensus para fundit të afatit, ndërkohë që vendi pret ende një vendim final. /Ekonomia online/
