Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Klinikën Emergjente, është pyetur nga gazetarët se kur do të hapet Ura e Ibrit, megjithatë ai ka refuzuar të përgjigjet.
Kurti ka folur për takimin me shefin e CIA-s, William Burns, në Prishtinë, takim për të cilin ka thënë se shkojë mirë, ndërsa shtoi se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për sigurinë dhe paqen në Kosovë.
Deklaratat e fundit të Kurtit për hapjen e urës, pas kundërshtimit të aleatëve të Kosovës, ishin se nuk do të befasojnë aleatët por as nuk do të presin pafundësisht për ta hapur.