Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizitë në QKUK foli edhe për bllokadën politike në vend. Ai thënë se duhet të pritet edhe pak ditë deri në daljen e njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të procedohet tutje.
“Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Le të presim edhe pak ditë”, tha Kurti .