Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter ka ngushëlluar Turqinë dhe Sirinë për viktimat e tërmetit.
Kurti u shpreh shpreh se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.
“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Turqisë dhe Sirisë, për familjet e viktimave dhe për ata që mbetën papritmas pa shtëpi. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Kurti.
Si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 kanë vdekur mbi 600 persona në Turqi dhe Siri.