Kryeministri i vendi, Albin Kurti, në një panel të mbajtur gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka folur për siç është shprehur ai, sukseset e Kosovës.
Në pamjet e publikuara nga kryeministri Kurti në llogarinë e tij në platformën X, shihet se pjesë e panelit ishte edhe kryediplomati britanik, David Cameron, i cili para pak javësh vizitoi për herë të parë Kosovën.
Në mbishkrim, Kurti tha se të gjithë pjesëmarrësit e panelit ishin entuziastë për përparimin e Kosovës.
“I nderuar të mbaj fjalën hyrëse në Forumin Botëror Ekonomik rreth Kosovës si një histori suksesi në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songëe Vera… të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovës”, ka shkruar ai.