UBT News

Kurti nesër takohet me qytetarë, e prezanton buxhetin për vitin 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të takohet me qytetarë në Prizren pasi do të prezantojë buxhetin për vitin 2023.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, me anë të një story në rrjetin social Facebook, në të cilën thuhet se takimi do të fillojë nga ora 15:00

Aty bëhet e ditur se në takim do të jetë edhe ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./klankosova.tv/

Exit mobile version