Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar të premten në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. E temë diskutimi ishte paralajmërimi për hapjen e urës së Ibrit.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha për gazetarë se nuk e përkrahin vendimin e Qeverisë për ta hapur urën e Ibrit.
“Qeveria jonë në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesë çfarëdo ndryshimi në urën e Ibrit në këtë kohë”, u shpreh shkurt Hovenier.
Ky takim nuk ka qenë i paralajmëruar më herët dhe nuk është bërë e ditur se për çfarë do të diskutohet./UBTNews/