Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të martën mbrëma për në Strasburg të Francës.
Siç njofton zyra e kryeministrit, kjo vizitë e tij zyrtare do të jetë për të marrë pjesë në takimin e dhjetë të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
Gjatë qëndrimit dyditor, kreu i Qeverisë do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.