UBT News

Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë krah për krahu me qeverisjen tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022’’, tha se qeverisja e tij ka treguar se demokracia dhe progresi ekonomik shkojnë krah për krahu dhe esenciale është parimi i së drejtës.

“Me qeverisjen tonë Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt një ideje të tillë. Prej se e kemi marrë mandatin autoritet ligjzbatuese kanë marrë 800 aksione ligjzbatuese duke përfshirë arrestimin e mbi 2 mijë personave, kanë konfiskuar 1.8 milionë tonë drogë, 75 villa të sekuestruara, lista e pronarëve ishte tronditëse. Por, jo befasuese biznesmenë, gjyqtarë, epokës e korrupsionit në shtet po i vie fundi. Investimet direkte të huaja janë rritur për mbi 40% pa ndryshuar asnjë politikë fiskale kemi krijuar mbi 25 mijë vende të reja të punës”, tha ai.

Ai tha se reformat ekonomike që kanë ndërmarrë kanë ndikuar në rritjen e investitorëve strategjikë pasi e dinë që nuk do të kenë nevojë për të korruptuar zyrtarë dhe po ashtu edhe bizneset po paguajnë më shumë tatimet sepse e dinë që paratë nuk do t’u keqpërdoren.

Kryeministri i Kosovës po ashtu tha se Kosova po lufton një betejë të ashpër kundër kërcënimeve siç janë furnizimi me energji elektrike dhe rritje të çmimeve.

Sipas tij kriza është më e madhe për qytetarët e Kosovës për shkak të mosmenaxhimit të mirë nga qeveritë e kaluara.

“Edhe pse ka kriza të ndryshme Kosova mund të ofroj model se si demokracia funskionale mundet me sukses te menaxhoj një krizë për qytetarët. Kosova po lufton një betejë të ashpër kundër cënimeve më të mëdha furnizimi i energjisë qe është tkurrur shumë por edhe çmimet e rritura për shkak të mos veprimeve të qeverive të kaluar këto kriza po i prekin më shumë qytetarët e Kosovës sesa vendet tjera. Kanë munguar investimet në ripërtërimin e termocentraleve. Ka pasur mungesë të mbështetjes për prodhimtarinë vendore që i ka bërë qytetarët tanë të cënueshëm. Përballë këtyre sfidave të qeverisë, ka pas dy objektiva ajo afatshkurtë ku qytetarët të mbrohen nga ato goditje nga jashtë dhe ne jemi duke zbatuar një pako për subvencionimin e energjisë”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit Kosovar në Samitin e Hapur ka folur edhe për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë.

Ai tha se Kosova ka vendosur sanksione karshi Rusisë.

Exit mobile version