Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Kosova s’ka probleme me serbët lokal, por me Beogradin zyrtar që nuk është distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe Putinit.
Kurti në Samitin për Ballkanin Perëndimor është mburrur sërish për rritje ekonomike. Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tij janë bërë përpjekje të vazhdueshme për zhvillim ekonomik, demokraci dhe sundim të ligjit.
Pjesë e samitit është edhe ish kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, i cili theksoi rëndësinë që BE-ja të ketë rolin e vet në Ballkanin Perëndimor dhe t’i kushtojë rëndësi zgjerimit.
Ndërkaq, ish sekretari i NATO-s, George Robertson, tha se në rrethanat aktuale te luftës se Rusisë në Ukrainë ka një rrezik potencial ndaj perëndimit duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.