Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare në “Forumin e Prespës për Dialog”.
Para nisjes së forumit, Kurti i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla u takuan me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Kurti u takua edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmetin.
Në “Forumin e Prespës për Dialog” do të diskutohet për temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit i sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa, të enjten kur edhe filloi “Forumi i Prespës” pjesëmarrës ishte edhe i dërguari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Në fjalën e tij në këtë forum ai u shprehë se liderët e rajonit duhet të jenë konkretë në realizimin e objektiva ekonomike dhe politike.
Madje Palmer tha edhe se është jetike që Bashkimi Evropian (BE) ta mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe të liberalizojë vizat për Kosovën.