UBT News

​Kurti në Greqi flet për mbrojtjen e demokracisë që kërcënohet nga Serbia dhe Rusia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.

Në fjalën e tij, ai theksoi se momenti aktual, kërkon mbështetje të palëkundur për demokracinë dhe mbrojtësit e saj.

“Ne duhet të bashkohemi, si forca që kundërshton elementet destabilizuese që përbëjnë një kërcënim të madh për demokracinë”, deklaroi ai.

Kryeministri Kurti shtoi se “Demokracia është një realitet konkret për ne, por po ashtu janë edhe kërcënimet e paraqitura nga autokracitë, kryesisht Serbia, e ndihmuar dukshëm nga aleanca e saj me Putinin”.

Exit mobile version