Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Greqisë ka udhëtuar për në Francë ku ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend” që u dha sot në Festivalin e filmit të Kanës.
Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për ‘Palmën e Artë’ dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, ka thënë ai. /KultPlus