Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur sot që ai pret që takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi mes aktorëve kryesorë të mbahet në vjeshtë.
Kurti ka thënë për Tanjug nga Bledi i Sllovenisë se kjo çështje varet nga ndërmjetësuesit e këtij procesi, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me pjesëmarrjen në Forumin e Bledit ai ka theksuar se pret që të konfirmohet rëndësia e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe e kundërta
“BE ka nevojë për t’u mbrojtur dhe unë besoj që reformat e brendshme në BE dhe procesi i zgjerimit janë komplementare”.