Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, janë ndarë 250 mijë euro shpërblim për Kombëtaren e Kosovës, e nga ku kryeministri në detyrë Albin Kurti premtoi se do të ndahen 500 mijë nëse fiton ndaj Sllovakisë dhe 1 milion nëse kualifikohen në Kupën e Botës.
“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesin ton në futboll për djemtë me të cilët jemi krenar në çdo ndeshje, për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimin në fazën e ‘play off’, me vendim të Qeverisë sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjnë me plot vetëbesim. Besimin tonë në ta po e shprehim me zotimet tona për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim me vlerë prej 500 mijë euro dhe në rast së kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për 1 milion euro të tjera shpërblim“/EO
