Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID.Vaksinimi është kryer në sallën “1 tetori” në kryeqytet.
Nesër gjatë ditës pritet të nisë zyrtarisht procesi i vaksinimit në Klinikën Infektive dhe në sallën “1 tetori”. Ndërsa në komuna pritet të fillojë procesi i vaksinimit të enjten dhe të premten.
Kosova mbrëmjen e së dielës ka pranuar 24 mijë doza të vaksinave AstraZeneca./UBTNews