Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori dozën e dytë të vaksinës antiCOVID. Kështu njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19”, thuhet në njoftim.
MSh-ja njofton se tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca edhe për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës.
“Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin. Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës. Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë”, thuhet më tej në njoftim./UBTNews