Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se çështja e migrimit në vend nuk është edhe aq keq sa interpretohet, pasi sipas tij të rinjtë po kthehet në Kosovë për të punuar online.
Ai shtoi se për qytetarët të cilët udhëtojnë, është e rëndësishme përkujdesja që të kthehen sërish.
“Që nga pandemia të rejat e të rinjtë po punojnë nga Kosova janë kthyer te gjyshja e gjyshi dhe udhëtojnë shpesh është një nismë shumë e lëvizshme se që ka qenë. Ata të cilët udhëtojnë, nuk mund t’i ndalim dhe as nuk duhet t’i ndalim por duhet të kujdesemi se a mund të kthehen pjesërisht”, ka thënë Kurti në konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për VETËVENDOSJE! “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy.
“Si qeveri jemi të fokusuar në ndërlidhjen e arsimit me punësimin në hendekun e shkathtësisë, kemi migrimin e të rinjve, lëvizshmëria e qytetarëve nuk është e dëmshme në Kosovë, kemi ikje por edhe kthim, shumë të reja dhe të rinj po punojnë në distancë për kompani evropiane nga Kosova”, u shpreh Kurti.