Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Zagreb të Kroacisë për një vizitë zyrtare.
Kryeministri Kurti do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.
“Pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati”, thuhet në njoftim të lëshuar nga zyra e kryeministrit.
Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.
Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni.