UBT News

Kurti: Më 1 shtator rifillon zbatimi i vendimit për targa dhe letërnjoftime, nuk konfiskohen dokumentet serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më 1 shtator do të vazhdojë zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targat dhe atij për dokumente në kufi me Serbinë.

Krahas kësaj, Kurti ka thënë se do të vazhdojnë fushatën e informimit për qytetarët për çka ka theksuar se vendime të tilla i shërbejnë rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve në gjithë Republikën e Kosovës.

Në hapjen e mbledhjes së Qeverisë, kreu i ekzekutivit i është drejtuar qytetarëve serbë duke ju thënë se vendimi për pajisje me dokumente në kufi nuk e pengon lirinë e lëvizjes dhe nuk parasheh konfiskimin e dokumenteve të tyre të lëshuara nga autoritetet serbe.

“Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje dalje në pikat kufitare për ata që prezantojnë dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes. Koha e pritjes për tu pajisur me këtë dokument është 20 sekonda. Ndërkohë që për një masë të njëjtë tash e 11 vjet sa herë që ne udhëtojnë në Serbi duhet të presim ndërmjet 10 dhe mbi 60 minuta. Kam dëgjuar për lajmin e rreme se ID-të dhe dokumentet serbe do të konfiskohen në këmbim të dokumentit për hyrje dalje, kjo nuk është e vërtetë, dokumenti për hyrje dalje është dokument shtesë i cili jepet pa pagesë dhe me të cilin mund të merren edhe shërbime të tjera në institucionet tona shtetërore gjatë qëndrimit në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka bërë thirrje për kujdes ndaj dezinfomratave pasi siç tha ai, paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

“Askush nuk është imun ndaj lajmeve të rreme dhe dezifnomrmatave, ndërkaq rreziku prej tyre është shumë i madh. Po jetojmë në një epokë sfiduese andaj na duhet kujdes i shtuar, sot dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Ju bëj thirrje edhe njëherë që të përcillni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë dhe institucionet e tjera bartëse, të verifikoni burimet e lajmeve dhe të mos lejoni të dezinformoheni nga ata që synim mund ta kenë destabilizimin. Fushata jonë e informimit për regjistrimin e tabelave do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit kur edhe do të rifillojnë së zbatuari dy vendimet tona. Ne e dimë që barrikadat që rëndom vendosen në veri nuk vinë nga poshtë por vendosen nga lart, ato as nuk ju përfaqësojnë juve qytetarëve tanë, as nuk ju mbrojnë juve, në anën tjetër Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë edhe përbëhen nga qytetarët tanë pa dallim edhe janë në shërbim të qytetarëve tanë pa dallim”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se më 1 gusht, për aq sa ishte vendimi në fuqi, në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin lëshuar 2679 dokumente pa asnjë incident të shënuar apo ankesë të deponuar.

“Përballë fushatës sonë të informimit për vendimet e qeverisë të datës 29 qershor dhe thirrjes për ligjshmëri, u ngrit një fushatë e dezinformimit e cila nxiste frikë dhe synonte destabilitet, ajo ishte vetëm në shërbim të barrikadave. Në përbërje me individë të armatosur ne te kaluar kriminale barrikadat u bënin rezistencë vendimeve tona vetëm që te mbronin krimin e organizuar në veri të vendit. Të dashur bashkëqytetarë, konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në ato RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në gjithë republikën tonë. Duke i kontribuar këtyre qëllimeve mund në të njëjtën kohë mund të përfitohet nga lirimi nga taksat doganore, taksa administrative, tarifa për targën dhe tarifa për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjetit që në vlerë totale kapin shifrën prej rreth 5 mijë euro”, ka thënë ai.

Exit mobile version