Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është mburrur për punën e Qeverisë së Kosovës në 3-vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021.
Kurti para kabinetit qeveritar të mërkurën tha se kanë dëshmuar se është e mundur të qeveriset në përputhje me vullnetin e popullit dhe me duar të pastra.
Sipas tij, në këto tri vite kanë shtrirë ligjshmërinë në tërë territorin e Kosovës, sikurse kanë luftuar krimin dhe korrupsionin.
Duke përmendur dikasteret e ekonomisë dhe drejtësisë, Kurti tha se për të njëjtat ka pasur përpjekje për t’i ngadalësuar, por se të njëjtat do të bëhen.
“Kosova e 14 shkurtit, sot pas tri vitesh është Republikë më e qëndrueshme, më e sigurtë dhe më e mirë për të jetuar”, theksoi ai.