UBT News

Kurti: Këtë javë nisim bisedimet për formim të qeverisë Kurti 3

E përditësuar:

12:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se qysh këtë javë do të nis bisedimet me partitë tjera për formimin e qeverisë Kurti 3 dhe ai tha se nëse nuk ka qeveri janë të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Kurti tha se në momentin kur bisedimet për formim të qeverisë së re do të rezultojnë të suksesshme do ta thërras seancën për votimin e qeverisë.

“Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca ku unë prezantoj kabinetin qeveritar është 26 tetori, këto ditë jemi të përqendruar në analizën gjithpërfshirëse dhe hollësishme të rezultatit të zgjedhjeve lokale, por shumë shpejt, qysh këtë javë do të fillojmë edhe bisedat për qeverinë qendrore, sepse Kosovës i duhet edhe një mandat i qeverisë sonë, I duhet një mandat i ri qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit…Duhet të kemi një mandat të rregullt i cili padyshim që do të fillojë posa ta nxjerrim në seancë Kuvendi përbërjen e re të qeverisë Kurti 3”, tha Kurti./S.K/KP/

11:50

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media tha se LVV jo vetëm që e ka ruajtur rritjen, por është ngritur si forca kryesore politike edhe në nivel lokal.

Kurti tha se në komunat ku LVV ishte duke qeverisur ka fituar, kurse tha se ka subjekti i tij ka shkuar në 12 komuna nga 17 që kanë shkuar në balotazh.

“LVV ka një histori vetëm 12 vjeçarje në zgjedhjet lokale, por këto vite ka dëshmuar rritje të pandalshme dhe të vazhdueshme. Në zgjedhjet e mbajtura dje sipas rezulateve LVV ka fituar pa balotazh në Podujevë Kamenicë dhe Shtime me vota nga diapsora mund të dal që edhe Gjilanin e kemi fituar pa balotazh që i bie që në katër komuna ku kemi qeverisur vazhdojmë pa balotash po jemi në balotazh në 12 komuna nga 17 sa kanë shkuar në balotazh. Pritet ende numrimi i votave të diasporës, këto rezultate tregojnë e se lëvizja jonë jo vetëm se e ka ruajtur rritjen por është ngritur si forca kryesore politike edhe në nivel lokal dhe kjo është dhurata e popullit për 20 vjetorin e LVV”, tha ai.

Ai ftoi organet e drejtësisë të merren me raportimet dhe exit pollet për Mitrovicën./S.K/KP/

08:10

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, mëngjesin e së hënës do të mbajë konferencë për media. Kështu kanë njoftuar për media nga kjo parti.

Njoftimi i plotë:

“Të hënën, ora 10:00, Lëvizja VETËVENDOSJE mban konferencë për media ku flet Kryeministri dhe Kryetari Albin Kurti. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LV-së”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Exit mobile version