Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar përbërjen e re të Bordit të ARKEP, i cili është zgjedhur mbrëmë nga Kuvendi i Kosovës.
Sipas tij, ky është Bprdo më i kualifikuar që institucioni i ARKEP-it ka pasur ndonjëherë.
“Me një ekip profesionistësh e profesionistesh me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi, jemi të bindur që ky është Bordi më i kualifikuar që institucioni i ARKEP-it ka pasur ndonjëherë, dhe kemi besim të plotë që ky Bord do të jetësojë vizionin për zhvillimin e sektorit”.
“ARKEP është rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare. Drejt vendosjes së tij në krye të detyrës kushtetuese dhe ligjore, tash kemi përbërjen e re të Bordit të ARKEP të votuar mbrëmë në Kuvendin e Republikës:z. Nazim Rahimi – Inxhinier i Postës dhe Telekomunikacionit me 19 vite përvojë në sektorin postar, në ministrinë e linjës dhe ARKEP;z. Shkumbin Hamiti – inxhinier i Telekomunikacionit e Informatikës me 17 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse në Nokia. Hulumtues në akademi e industri me 12 patente për inovacionet e tij;Prof. Dr. Lule Ahmedi –Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës me përvojë 25 vjeçare dhe dhjetëra publikime ndërkombëtare;znj. Rrezarta Duraku Ajeti – Inxhiniere e Telekomunikacionit dhe Master në Administrim Biznesi, me 12 vite përvojë pune në Telekomin e Kosovës; z. Arijan Qorolli – Ekonomist me 16 vite përvojë pune të analizë tregu në ARKEP”, shkruan Kurti në Facebook./UBTNEWS