UBT News

​Kurti: Kryeministri nuk themelon Asociacione!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ofruar që të shkruaj draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mirëpo është refuzuar nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se kryeministri nuk themelon Asociacione, mirëpo komunat asociohen me njëra-tjetrën. Përkitazi me këtë, ai nënvizoi nevojën e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

“Unë kam ofruar që të shkruaj draft-statutin e Asociacionit, por aty jam refuzuar, pasi më është thënë se atë duhet të bëjnë ekipi-menaxhues. Ai ekip e shkruajit diçka që ishte më keq sesa Republika Srbska në Bosnje”, tha ai.

Ndërkohë, sa i përket raportit të Progresit, Kurti tha se sot do ta pranojë dhe në të ardhëm do të jap qëndrime lidhur me ketë.

Exit mobile version