Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës kundër krimit dhe kontrabandës ka përfunduar, teksa u zotua se do ta luftojnë kontrabandën.
Sipas Kurtit, këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.
“Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë. Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, ka shkruar Kurti në Facebook./UBTNews